Rama: Ftesa ndaj Bashës, jo se kemi frikë, por për vendin

Nga Exit News
Rama: Ftesa ndaj Bashës, jo se kemi frikë, por për vendin

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të së premtes me gratë kandidate, u shpreh se ftesën Bashës për të bashkëqeverisur nuk ia ka bërë as nga halli e as nga frika, por për situatën ku gjendet vendi.

Sipas tij, kjo ftesë është keqinterpretuar dhe komentohet me zhagarravona.

Thirrja për t’u bashkuar, vetëdija ime se bashkimi e tejkalimi i kësaj politike, është një domosdoshmëri,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se domosdoshmëria ka të bëjë me situatën pandemike, ku gjendet vendi, jo me ndonjë interes politik.

“Ne s’kemi nevojë dhe as do jemi në nevojën për të kërkuar vota e të tjerë, sepse ne do të marrim shumicën absolute. Por është një thirrje për ta bërë politikën t’i ngjajë sadopak, në mos shumë, shqiptarëve përballë tërmetit, pandemisë, rrezikut,” përfundoi ai.

Politika sipas Ramës nuk duhet të bashkohet nga halli, por nga ndjenja e detyrës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>