
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sërish në Report Tv ftesën ndsj kreut të PD-së Lulzim Basha për bashkëpunim.
Ai u shpreh se ftesa për Bashën nuk ishtr kurth:
“Unë nuk merrem me kurthe. Unë di që PS-ja do të fitojë zgjedhjet dhe unë di që dua dhe do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve”.
Rama bëri thirrje për bashkëpunim dhe bashkim:
“Pavarësisht se më kanë votuar apo jo, të shohin njeriun e bashkimit, jo të ndarjes, të shohin njeriun e solidaritetit me të gjithë dhe jo të përçarjes, të shohin njeriun që është pikë referimi për të gjithë. Këtë dua dhe do të bëj unë”.