Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët që duan të kandidojnë si deputetë për Partinë Socialiste, që të aplikojnë përmes portalit të PS-së.
Përmes një postimi në Facebook, Rama fton qytetarët që të dërgojnë një video ku prezantojnë veten dhe arsyet përse duan të kandidojnë për PS-në në portalin ‘Deputeti që duam’.
Më herët Rama ka shpjeguar se të gjitha kandidaturat do të vlerësohen nga epiket e Partisë Socialiste dhe më pas do të përzgjidhen më të mirët.
Sipas Ramës, me këtë nismë PS-ja ka treguar se ka qenë gjithnjë pro listave të kandidatëve për deputetë.