Kryeministri Rama ka njoftuar se në platformën e re dixhitale të Partisë Socialiste, të gjithë shqiptarët do të kenë të drejtë të japin opinionin e tyre për kandidatët për deputet të PS, jo vetëm antarësia e partisë.
“Këtu nuk do shohim krah, do i japim mundësi të gjithëve të japin opinione në lidhje me figura që gëzojnë respekt, tërheqin vëmendje, kanë mbështetje në komunitete të ndryshme, për të pasur mundësi vlerësimi dhe gjykimi në shkallë të gjerë.” – tha Rama.
Kryeministri tha se me lista të hapura, të gjithë kandidatët kanë mundësi të zgjidhen, ndaj përzgjedhja e emrave që do të përfshihen në listat e partisë duhen të jenë “sa më të përputhur me ndjesinë dhe pritshmërinë e opinionit në cdo qark në lidhje me skuadrën që do nxjerrim në fushë”.