Rama: Greqia mund të zgjerohet 12 milje vetëm më marrëveshje me Shqipërinë

Nga Exit News
Rama: Greqia mund të zgjerohet 12 milje vetëm më marrëveshje me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Greqia ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje, e drejtë e cila buron nga Konventa për të Drejtën e Detit.

Në një intervistë për televizionin grek MEGA, ai u shpreh se zgjerimi duhet të bërë me marrëveshje me Shqipërinë.

“ Çdo vend që ka dalje në det ka të drejtën dhe nuk është diçka për të cilën negocioni ose kërkoni nga të tjerët të zgjerojnë ujërat tuaja atje ku është e mundur.
Kur kjo nuk është e mundur, vendet duhet të vijnë në një marrëveshje, ndërsa çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshjen ndërmjet tyre, sepse natyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur. “

Rama pohoi se çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të shkojë dhe në një gjykatë ndërkombëtare e se këtë ide e kishte ndarë dhe me kryeministrin grek.

Lidhur me minoritetin grek, Rama deklaroi se është e pavërtet ndalimi vetëpërcaktimit të minoritarëve duke paralajmëruar një  projektligj të ri për këtë çështje

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>