
Kryeministri Edi Rama e quajti mungesë respekti për njëri-tjetrin hedhjen e letrave në Kuvend nga deputetët e PD-së, të enjten.
Në një status në Facebook, Rama u shpreh se grisja dhe hedhaj e fletëve të votimit në tokë nuk “është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku”.
Postimi i plotë:
Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku.