Kryeministri Edi Rama pohoi marrëveshja për Reformën Zgjedhore tregoi se humba e PD në 2017, nuk kishte lidhje me marrëveshjen e parë.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan:
“Marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!
Rama tha se kjo marrëveshje është kthim në realitet i Bashës, pas djegies së mandative, duke theksuar se kjo marrëveshje nuk është humbje e kauzës së tij.
“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.”