Rama i dërgon një letër Bashës

Rama i dërgon një letër Bashës

Kryeministri Rama i kërkoi sot Kryetarit të PD-së Basha të ulen në bisedime, përmes një letre të botuar në Facebookun e tij. Ai tha se përveç datës së zgjedhjeve, të dyja palët mund të ulen pa kushte në “tryezën e dialogut”.

“Dialogu duhet të nisë pa humbur kohë, pavarësisht atyre që thoni e mendoni të bëni Ju në 30 qershor dhe pavarësisht faktit se unë 30 qershorin s’kam asnjë fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lirë ta diskutoni në Tryezën e Dialogut. Unë Ju ftoj në një dialog pa kushte […]”, u shpreh Kryeministrin.

Ai tha se pavarësisht se nuk pajtohet me vendimet e opozitës, si lënien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ai eshtë i gatshëm të ulet në bisedime.

“S’kam se si ta mirëkuptoj as gjuhën e urrejtjes, as djegien e mandateve, as dhunën e frymëzuar e organizuar prej Jush, prej së cilës nuk jeni distancuar asnjëherë [….].

S’kam si të mirëkuptoj kurrësesi, as bojkotin e papreçedentë të zgjedhjeve dhe lëre pastaj, shantazhin mbi vendin e mbi qytetarët e këtij vendi, se Ju nuk do t’i lini ata të votojnë në 30 qershor.

Unë Ju ftoj në një dialog pa kushte dhe në kushtet kur Shqipëria e shqiptarët, nuk meritojnë përkeqësimin e një situate politike krejt të pakuptimtë, e cila po u kushton në mënyrë krejt të pamerituar”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>