Rama: I gatshëm të bashkëpunoj me Bashën, por të ndahet nga Berisha dhe Meta

Nga Exit News
Rama: I gatshëm të bashkëpunoj me Bashën, por të ndahet nga Berisha dhe Meta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me kreun e PD-së, Lulzim Basha nëse ai do të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij në Kamëz, Rama tha se Basha nuk është një lider por ndjekës i Berishës.

“Më thotë gazetari, a je gati të bashkëpunosh me Bashën? Patjetër, padiskutim, por me një kusht, të ndahet nga Saliu e Iliri.

Dhe Basha përgjigjet, përgjigjia e tij është thjesht dhe vetëm pohimi i fatit që ai nuk është lider, udhëheqës, ai është udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit.”

Rama tha se është i gatshëm për të shkuar përtej ndasive politike të 30 viteve. Ai shtoi se me 25 prill PS do të fitojë zgjedhjet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>