Rama i gatshëm të ulet në bisedime me Bashën

Nga Exit News
Rama i gatshëm të ulet në bisedime me Bashën

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të ulet në bisedime me kreun e opozitës Lulzim Bashën, kurdo që Basha të dojë.

Rama tha se ai po të ishte në vendin e Bashës, do të ishte ‘në vijimësi i interesuar për dialog, tryezë, marrëveshje, rimarrëveshje në proces.’ Ndërsa Basha, sipas Ramës, ka frikë nga zërat se mes opozitës dhe shumicës ka komunikim:

“Teorikisht thuhet se kryeministri mund të humbë më shumë kur takohet, por unë nuk e kam problem, Luli e ka problem, ndoshta duke menduar se kështu  shpërndan zërat që ne ndërkohë ne komunikojmë, por nuk funksion kështu.

Të takohemi? Patjetër në çdo herë për çdo gjë. Duhet të flasim dhe diskutojmë. Nuk është me ultimatume dhe kërcënim.”

Kryeministri Rama gjithashtu i tha opozitës se në pushtet nuk vihet me formula dhe llogari, por duke marrë votat e popullit.

“Nuk mendoj që në Shqipëri gjerat ndahen me formula, por tek mejdani. Kush ka më shumë vota fiton. Nëse PD-ja është e pandalshme nga ajo që deri dje e quante SHPK-ja e Monikës, me Ndokën, Fate Mediun, e të gjithë me radhë askush, nuk do i ndalojë,” u shpreh kryeministri.

Rama tha se vetëm në Shqipëri ka parë, që populli të jetë më i mërzitur me opozitën se sa me qeverinë:

“Një qeveri pas 7 viteve ka më shumë te meta se pas një viti, por që populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në ndonjë vend, edhe njerëzit e mërzitur me ne janë më të mërzitur me opozitën.”

Kryeministri Edi Rama pohoi se opozita jashtëparlamentare duhet të mbajë përgjegjësitë për largimin nga parlamenti.

“Kush bënë gabim duhet të paguajë. Ikët nga parlamenti, po të ishin aty do kishin fjalën edhe votën, se kanë. Do rri shqipëria peng për të hapur sistemin se nuk do grupi i partive që kanë ikur nga parlamenti. Por kjo nuk bënë vaki askund.”

Ndërsa për marrëveshjen e 5 qershorit, Rama u shpreh se do ta respektojë 100 përqind.

“Komisioni i Ligjeve ka miratuar fjalë për fjalë draftin e darkodësuar me opozitën jashtëparlamentit në 5 qershor. E kemi votuar me shumicë, jo me konsensus sepse opozita parlamentare refuzon të pranojë mosdepolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit. Kjo është lëshimi i madh që bëri PS, me pahirin e një nevojë për ta përshfirë opozitën në këtë proces.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>