Kryeministri Edi Rama akuzoi për pezullimin e punës në aeroportin “Nënë Tereza”, presidentin Ilir Meta, dhe ish-kryeministrin Berisha. Ai u shpreh se mos reagimi i kryetarit të opozitës Basha për këtë çështje tregon se ai është “kukull”.
“Basha është një kukull, ku është çfarë mendon ai për bllokimin e këtij aktiviteti, për pengmarrjen e kullës së vrojtimit ajror, vetëm pak javë përpara stërvitjes ushtarake”, ju drejtua Rama kryetarit të PD-së Basha, në një takim elektoral në Dropull, të enjten.
Ai e quajti kryetarin e PD-së Basha dhe premtimet e tij, “një Xhafer me një kostum nusërie”. Rama e akuzoi se ai “sa herë ka prekur një punë ka bërë vetëm dëm, hesht dhe vijon takimet për vatrat e infektimeve. Ai nuk e përmend asnjëherë që ka qënë kryetar i Bashkisë Tiranë”.
Kryeministri i tha qytetarëve se me 25 prill nuk do të votohet për Bashën, por për “Ilirn, Saliun dhe Monikës”:
“Nuk votohet Lulzim Basha, po Sali, Monika dhe Berisha, kjo është vizioni dhe qasja e tyre ndaj shteti që e trajtojnë si një plaçkë. Logjikë çetash, piratësh, sulm, sic sulmuan të gjithë Shqipërinë”.