Kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur presidentit Meta në lidhje me përdorimin e ministers Elisa Spiropali për të ofenduar Ramën.
Në një postim në Twitter, Rama shkroi:
“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!”
Më herët, presidenti Meta e quajti Ramën ‘spiropalist ordiner’ duke iu referuar deklaratave të Spiropalit se Rama është ‘Skënderbeu’ i ditëve të sotme për shqiptarët.
Gjatë së premtes, kryeministri Rama dhe presidenti Meta kanë shkëmbyer disa herë akuza me njëri-tjetrin.