Kryeministri Edi Rama reagoi të dielën pas akuzës së kreut të PD Lulzim Basha se ai kishte shkuar në Elbasan i shoqëruar nga banda.
Rama tha se Basha “për çart për banda e kriminele” dhe tha se Basha “është bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tij”.
“Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je bëhu pak burrë”, shkroi Rama në Twitter.
Rama dhe basha u përplasën të dielën gjatë vizitës së tyre në Elbasan
Ata mbërritën në Elbasan në të njëjtën orë për të prezantuar kandidatët e listës zgjedhore dhe për të uruar ditën e verës.
Kur mbërriti Rama në Elbasan pati thirrje nga qytetarët “Rama ik”.
Pas kësaj Basha dhe Rama kanë akuzuar njëri tjetrin.
Raportohet se ka pasur incident dhe përplasje fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD e pas kësaj policia ka shoqëruar disa persona.