![edi rama Rama i përgjigjet Bashës: Nuk ndalon dot as aleaten tënde për përhapjen e Covid-19](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/edi-rama-10.png)
Kryeministri Edi Rama ju përgjigj akuzave të kryetarit demokrat Basha duke i kujtuar se ai nuk ndalon “dot as aleaten e tij për përhapjen e Covid-19”.
Në një postim në Twitter, Rama të hënën tha se Basha “është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë”.
Rama indirekt sulmoi edhe Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI duke thënë se Basha “nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit!”
“Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh,thoshte Shvejku i shkretë!”, përfundoi Rama.