
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas spotit elektoral të publikuar nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Rama i drejtohet Bashës duke i thënë se “ti ruajë vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi”.
Postimi i plotë:
“Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!
Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi”.
Basha pak më parë publikoi një video ku i kërkonte qytetarëve që më 25 prill të votonin kundra Ramës që sulmon gratë, dhe të zgjedhin Bashën si model të ri sjelle.