Kryeministri Edi Rama e quajti Presidentin Meta “dembelë aktivë” që ka vënë “kujën për genocid e diktaturë” pse do të vaksinohen disa personalitete.
“Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”, u shpreh Rama në një postim në twitter.
Reagimi i Kryeministrit erdhi pasi presidenti e akuzoi se përzgjedhja e personaliteteve për tu vaksinuar të parët është njësoj si në diktaturë.
Qeveria ka vendosur të nisë vaksinimin e 80 vjeçarëve me disa nga personalitete e vendit në shenjë sensibilizimi.