
Kryeministri Edi Rama ju përgjigj deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili shkroi në Facebook se autorët e krimeve zgjedhore dhe të dhunës kriminale duhet të vihen para përgjegjësisë.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se krim zgjedhor është edhe pjesmarrja e Presidentit në zgjedhje.
“Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!”