
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas postimit të Presidentit Meta për raportin e OECD.
Përmes një postimi në Twitter, Rama pohon se raporti është me të dhënat e 5-6 viteve më parë.
Ai shprehet se përdorimi i këtij raporti nga Meta është një arsye më shumë pse shqiptarët nuk duhet të votojnë LSI.
“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!
Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!”
Më herët Meta deklaroi se me 25 prill është mundësia që qytetarët të rikthejnë standartet europiane.