Rama i quan premtimet e PD-së skemë piramidale

Nga Exit News
Rama i quan premtimet e PD-së skemë piramidale

Kryeministri Edi Rama i kërkoi qytetarëve të Tiranës të votojnë për PS-në, si e vetmja parti që premton gjera të realizueshme. Përmes krahasimit të premtimeve të opozitës me premtimet e pronarëve të skemave piramidale të 1997, Rama u përpoq të përcillte mesazhin se PS është e vetmja parti e besueshme.

“Luli është Rrapushi me një pamje tjetër që nuk vjen si shpëtimtarë por me të njejtën autokolonë. Brenda makinave me xhama të zi që cojnë dhëndrin rrugëve të Shqipërisë janë ata që mezi presin të hapin bingot. Jeta është e kollajshme për ta”, u shpreh Rama në një takim elektoral në njësinë numër 2 në Tiranë.

Rama e përsërit pothuajse në çdo takim elektoral krahasimin midis kryetarit të opozitës dhe Rrapush Xhaferrit, me qëllim për treguar se PS nuk mashtron qytetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>