Rama i quan ‘të pashembullta’ akuzat e Bashës ndaj mjekëve

Nga Exit News
Rama i quan ‘të pashembullta’ akuzat e Bashës ndaj mjekëve

Kryeministri Edi Rama i quan ‘të pashembullta’ akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha për fshehjen e numrave realë të viktimave me Covid-19, bërë gjatë emisionit ‘Opinion’ mbrëmjen e së enjtes.

Në një postim në Facebook, Rama shpërndau videon e stafit të spitalit Infektiv, me në krye doktoreshë Najada Çomon, ku mjekët u shprehën të sulmuar nga deklaratat Bashës.

Rama tha se akuzat e Bashës, cenon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre.

Ai tha se nesër, të shtunën, do të flasë më gjatë për këtë gjë:

“Do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm.”

Rama shprehu mbështetje për stafin e mjekëve:

“U shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani.”

Paraditen e së premtes, Stafi i spitalit Infektiv me në krye doktoreshë Najada Çomon i ka quajtur akuzat e Bashës, ‘tronditëse’ dhe ‘sulm ndaj punës së mjekëve prej 9 muajsh’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>