
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të infektimit të dy vëllezërve Budina me koornavirus. Në një postim në Facebook, Kryeministri Rama ka shkruar:
“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave” .
Policia kishte nisur procedimin penal ndaj regjisorit Robert Budina, pas organizimit të protestës në Durrës, në 22 maj. Ai u akuzua për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme.