Kryeministri Rama ka bërë të qartë se shumica socialiste do të hedhë poshtë dekretin e presidentit Meta për të mos miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.
“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet,” deklaroi Rama të hënën.
Ai i bëri thirrje Metës që nëse ka ndërmend t’i kthejë ndryshimet në parlament, ta bëjë këtë sa më parë:
“Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin.”
Lidhur me deklaratat e kreut të opozitës Basha për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, Rama tha se e gjithë marrëveshja është respektuar.
Reagimi i Ramës duket se është përgjigje për presidentin Meta, i cili ka deklaruar disa herë se nuk do të dekretojë ndryshimet e njëanshme të Kodit Rrugor.