
Kryeministri Edi Rama deklaroi se infektimet dhe vdekjet nga Covid-19 në Shqipëri janë nën mesataren e rajonit.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se spitalet ofrojnë të njëjtat shërbime si në Europë .
“Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës. Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme”