Rama intervistë në Euronews Serbia: Pikat kryesore

Rama intervistë në Euronews Serbia: Pikat kryesore

Kryeministri Rama, deklaroi të enjtën në një intervistë për Euronews Serbia, se vendet e Ballkanit nuk mund të prisnin që të hapej dera e Evropës, por duhet të shihnin mundësi të tjera bashkëpunimi.

“Ballkani Perëndimor është i yni dhe na takon ne të merremi me të dhe Bashkimi Evropian nuk mund të na tregojë se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë nuk mund të bëjmë,” u shpreh Rama.

Përsa i përket projektit të mini Shengenit, ai sqaroi se preferon ta quaj Shengen rajonal “një hapësirë në të cilën ne të gjithë mund të zbatojmë katër liritë evropiane, ndërkohë që, individualisht, kemi rrugën tonë drejt integrimit evropian”.

Rama shtoi se shpresonte që Shqipëria dhe Serbia të mund të ndiqnin shembullin e Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore për bashkëpunim.

I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, Rama nuk ofroi një qasje apo zgjedhje, por u mjaftua të thoshte se njohja e Kosovës nga Serbia është e vonuar dhe do të ishte në interesin e kësaj të fundit.

“Zgjidhja e çështjes midis Serbisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe është me të vërtetë thelbësore për zhbllokimin e potencialit që unë mendoj se ekziston në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë,” tha Rama.

Përsa i përket pyetjes nëse Shqipëria do të mbështeste një padi për gjenocid, ai u shpreh se nuk këto vendime nuk mund të merren pa partnerët dhe se ai s’kishte dëgjuar njëri që të përkrahte idenë.

Mes të tjerash, Rama shpjegoi se termi Shqipëri e Madhe nuk ekzistonte në Shqipëri si projekt politik dhe sugjeroi që Serbia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO për të mbrojtur manastiret ortodokse.

Në fund, ai i ftoi Serbët të vizitojnë Shqipërinë si mënyrë për të afruar dy vendet.

“Ejani të na vizitoni, ejani të shijoni bregdetin tonë, të takoni njerëz. Sepse atë që njerëzit mund të bëjnë, asnjë politikë ose strategji nuk mund të arrijë në drejtim të afrimit të vendeve, përmes njohjes dhe mirëkuptimit,” deklaroi Rama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>