Rama ironi me BE: Një konferencë më pak, ne jemi super

Nga Exit News
Rama ironi me BE: Një konferencë më pak, ne jemi super

Kryeministri Rama e ka quajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE si një konferencë si gjithë të tjerat duke u shprehur se nuk ka problem që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu caktua sërish një datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Prespës, Rama tha se vendet e BE janë të frustruar dhe në depresion në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat sipas tij janë “super”.

“Nuk doni të keni Konferencë të Parë Ndërqeveritare, s’ka problem, një konferencë më pak për ne. Mund të mbajmë më shumë konferenca të tilla në Prespë.”, tha Rama.

Rama deklaroi se Shqipëria nuk do t’i lutet Bashkimit Europian për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare ndërsa procesin e quajti të mbajtur peng nga mekanizmi i konsensusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>