Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së PD-së, e cila e konsideroi atë të frikësuar nga qytetarët.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se është i frikësuar për shëndetin e qytetarëve, të cilët sipas tij “i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj”
Ai ironizoi Bashën duke shkruar se ” virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë”
Më herët PD u shpreh se Rama “ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë”.