
Kryeministri Edi Rama e quajti opozitën ‘kundërshtar të çekuilibruar’ pa program. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e deputetëve, Rama e konsideroi ekipin e PD-LSi si një ‘parking makinash të vjetra anash autostradës’.
Rama nuk kurseu as ironitë për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha të cilin e quajti një roje të parkingut ndërsa Monika ‘që iu bie borive të çmontuara për të ndaluar autokolonën tonë drejt fitores’.
Rama i bëri apel të gjithë kandidatëve për deputetë të shkojnë derë më derë te qytetarët për të prezantuar programin e tyre.
Ai tha se të gjithë duhet të jenë në sulm për të mborjtur ekonominë, arsimin, drejtësinë nga Iliri, Saliu, Monika e KÇK.