Premtimi i PD për rritje të pensioneve është “si premtimi për tramvajin që nuk u bë kurrë”, tha Rama të martën në Durrës.
Në një takim në Durrës ai foli për pensionet dhe tha se rritja e tyre “është një gjë shumë e vështirë”.
Shumica e pensioneve paguhet nga sigurimet shoqërore, tha ai dhe shtoi se ato që “nga koha e monizmit e tutje kanë qenë tepër të vogla”.
Kryeministri tha se në vende ku janë premtuar rritja e pensioneve është bërë politike më këtë premtim dhe nuk janë mbajtur pasi sipas tij është një premtim që nuk mund të mbahet.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar pak kohë më parë programin elektoral të mirëqënies sociale. Basha premtoi se qeveria e tij do të:
Rrisë pensionet 2 herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5 përqind në vit.
Dyfishoj asistencën ekonomike për familjet në nevojë.
Subvencionojë interesat për kredi për 20 mijë familje dhe çifte të reja.
Paguajë 3000 lek në muaj për çdo të porsalindur për pesë vitet e para të jetës.