Kryeminsitri Rama, në një takim elektoral në Lezhë të enjten pasdite, ka ironizuar refuzimin e kreut të PD për bashkëpunimin e ofruar nga ai një ditë më parë.
“Thashë pse jo të bashkëpunoj me opozitën, por Luli të ndahet nga Iliri dhe Saliu, ai thotë jo, sepse nuk mundet, po tha po, i heqin bateri dhe nuk funksionon,” u shpreh Rama.
Ai tha se është e rëndësishme që politikanët të shkojnë përtej politikës dhe politikanëve.