Rama: Jap dorëheqjen nga PS, nëse humb

Nga Exit News
Rama: Jap dorëheqjen nga PS, nëse humb

Kryeministri Edi Rama do të largohet nga kryetar i PS-së, nëse humb zgjedhjet më 25 prilli. Pyetjes së gazetares Nisida Tufa, nëse humb zgjedhjet e 25 prilli, “a do të japë dorëheqjen nga PS”, Rama ju përgjigjë se:

“Nëse do të humb zgjedhjet do të lagohem nga PS. Unë nuk do të rri të pres që shqiptarët të korrigjojnë gabimin e tyre, siç rri Saliu. Megjithëse humbi zgjedhjet e dha dorëheqjen vazhdon të tërheq këmbët zvarr. Është i bindur se shqiptarët kanë bërë gamin që nuk i kanë dhënë mandatit të tretë. Dhe çfarë nuk bënë për të sjell PD-në në pushtet për mandatin e trëtë më dhëndërin politik.

Nëse iki nga kryeministër do t’i sherbej PS-së, por jo duke bërë atë që nuk më takon. Ajo që nuk më takon është ajo që bënë Saliu”.

Ndërsa, komentit të gazetares se kryetari i PD-së nuk i ka kthyer përgjigje kësaj pyetjes, Rama u shpreh se: “Luli nuk ta jep përgjigjen sepse do të humbi dhe do të vazhdojë të bëj sikur ka fituar”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>