Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të treja kompanitë e vaksinës, vendimi i BE për të ardhur keq

Nga Exit News
Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të treja kompanitë e vaksinës, vendimi i BE për të ardhur keq

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është në komunikim të vazhdueshëm me të treja kompanitë për vaksinën kundër Covid-19.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Rama u shpreh se vendimi i BE për të sjellë tepricat në Ballkan është për të ardhur keq.

Ai tha se numri i vaksinave të prodhuara është mjaft i ulët dhe nuk do të ketë teprica.

“Ne jemi në kontakt me Pfizer, Moderna dhe në komunikim me disa vende mike, por siç e dini BE ka marrë një vendim goxha për të ardhur keq. E ka marrë vendimin që për vendet e Ballkanit Perëndimor do jepen tepricat. Këtu s’ka teprica këtu ka më pak se sa ishte prodhuar. Ajo që di është se s’do mbetemi pas të tjerëve, kam folur për dy muajt e parë të vitit të ardhshëm nuk dua të jap më shumë të dhëna. Ju them të gjithëve të jeni të qetë se kur është puna për të bërë lypësin për Shqipërinë besoj se dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>