Në një konferencë me gazetaret të martën, kryeministri Rama foli për trasformimet e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes platformave digjitale.
Ai tha se po hidhen bazat e një sistemi të sigurtë antikorrupsion dhe një marredhenie trasparente e efikase mes shtetit dhe qytetarëve.
“Përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve“, u shpreh Rama.
Në vitin 2013 ishin vetëm 14 shërbime online, ndërsa tani janë rreth 1207 shërbime të tilla, vijoi ai.
Kryeministri e konsideroi platformën eAlbania një histori suksesi dhe u shpreh se shqiptarëve i jane shkurtuar vite radhësh e kane kursyer 4 milion euro, pa përmendur kursimet e bakshisheve.
Rama gjithashtu njoftoi se Shqipëria ka parapërgatitur edhe pasaportën e imunitetit, që në vendet e BE do të jetë gati të përdoret në mars, por ai nuk dha asnjë informacion tjetër shterues në lidhje me këtë.
Pasaportë e imunitetit, e njohur gjithashtu si një çertifikatë imuniteti, është një dokument që provon se mbajtësi i saj është imun ndaj një sëmundje ngjitëse.