Rama: Kemi rifituar të gjitha vendet e punës të humbura vitin e shkuar

Nga Exit News
Rama: Kemi rifituar të gjitha vendet e punës të humbura vitin e shkuar

Kryeministri Edi Rama përsëriti të enjten gjatë fjalimit në fushatën hapëse se “mandati i dytë është thyer në mes”.

Ai tha se “kemi rifituar të gjitha vendet e punës të humbura vitin e shkuar”.

“Një luftë që do kishte rrëzuar një elefant por nuk rrëzoi dot PS”, tha kryeministri.

Shqiptarët kanë përballuar nën drejtimin e PS-së dy goditje katastrofike, tha ai duke iu referuar tërmetit dhe pandemisë.

Kërkesën e tij për një mandat të tretë kryeministri i mbështet në këtë ide. Sipas tij qeveria nuk arriti të jepte maksimumin e saj sepse u prek nga dy fatkeqësi të cilat ndodhën në vitin e fundit të mandatit të dytë.

“450 kompani janë angazhuar për rindërtimin. 25 mijë punëtorë punojnë në kantierët e rindërtimit. 3100 kantiere të hapura për rindërtimin. 33400 familje që kanë përfituar financim nga qeveria”, tha Rama.

Ai u shpreh se në vitin 2013 ishin 470 mijë shqiptarë në punë dhe  në 2019  677 mijë dhe në fund të 2020 janë 688 mijë.

“E thotë Banka Botërore, falë politikës së ndjekur nga qeveria janë shpëtuar 50 mijë vende pune”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>