Kryeministri Edi Rama premtoi se në mandatit e tij të 3-të “emigracioni nuk duhet të jetë më zgjedhja e detyruar e askujt”.
“Shqipëria duhet të medoemos të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari”, u shpreh Rama në prezantimin e programit elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se kjo do të jetë e vështirë “PS jemi krijuar pikërisht për të bërë gjërat e vështira”.
Rama kërkoi mandatit e tretë, “jo sepse ne kemi bërë gjithçka mirë apo se sovrani nuk ka pakënaqësi ndaj nesh”, por PS ka treguar se punon.
Ai lavëdroi reformën në drejtësi duke e quajtur “reforma e reformave, ka hapur më në fund shtegun e daljes nga kthetrat e gjykatave të korruptuara nga ideologjia më parë dhe nga paraja e zezë dhe fijet e interesave të lidhura me politikën e korruptuar më pas”.