
Kryeministri Rama ka komunikuar me ndërkombëtarët jashtë vendit për t’i bindur ata se shembja e Teatrit ishte një veprim i ligjshëm dhe akuzat për protestën e 17 Majit janë gënjeshtra.
Rama shkruan se për këto ka fakte që përmbysin “kështjellën e baltës të eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve”.
Përmes një shënimi në Tëitter ai tregon edhe për takimin me Ambasadoren e Amerikës, Yuri Kim. “Dakordësi e plotë për të parë përpara duke përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe finalizuar reformën zgjedhore.” – shkruan ai.
