Rama: Kisha plan me Bashën për zhbërjen e LSI-së

Nga Exit News
Rama: Kisha plan me Bashën për zhbërjen e LSI-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi, të martën, se bashkë me kreun e PD-së Lulzim Basha kanë pasur në plan të zhbënin Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI). Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Rama tha se Basha e tradhëtoi këtë plan:

“Çuarja për skrap e LSI-së, ishte një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Basha”.

Ai akuzoi Bashën se sot është kthyer në një aksioner të LSI-së bashkë me ortakët e tjerë Meta, Berisha dhe Kryemadhi. Rama shtoi se beson ende se LSI është ‘projekt që duhet zhbërë’:

“Gjithmonë kam besuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet korruptojnë njerëzit. Unë besoj që LSI-ja është një sistem që duhet çmontuar komplet”.

Rama me deklaratat e tij iu referua marrëveshjes së 17 majit 2017 mes tij dhe Bashës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>