Rama: Koalicioni me LSI, “kapitull i mbyllur” – Pikat kryesore të intervistës

Rama: Koalicioni me LSI, “kapitull i mbyllur” – Pikat kryesore të intervistës

Kryeministri Edi Rama bisedoi dje në mbrëmje me gazetaren Ilva Tare në televizionin OraNews.

Zoti Rama theksoi se koalicioni me LSI është “kapitull i mbyllur” dhe se pas datës 25 qershor “nuk ka shans që koalicioni të rilindë sikur asgjë nuk ka ndodhur.”

Ndër të tjera Zoti Rama deklaroi:

Për LSI-në:

Aleatët tanë të këtyre 44 muajve me të cilët kemi bërë shumë punë të mira, kemi bërë reforma që nuk janë bvërë në çerek shekulli, po sulmojnë punët më të mira të kësaj qeverie. Është një situatë për të ardhur keq.

Në aspektin politik besoj se kapitulli është i mbyllur dhe besoj që gjithë shqiptarët dhe ata që kanë votuar LSI apo e votojnë duhet ta kuptojnë që nuk ka shans që pas 25 qershorit koalicioni të rilindë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Kam besuar dhe është fatkeqësi, kam besuar që parneriteti ynë me LSI duhej parë si koalicion strategjik, nuk ka qenë çështje taktike, por strategjike. Por qasja e aleatit tonë ka qenë taktike: “ta shtyjmë, ta shtyjmë.”

Më vjen shumë keq, që aleatët tanë kanë dalë nga binarët e arsyes. Çirren, bërtasin, kërcënojnë dhe në vend se të jenë krenarë për reformat që ne kemi bërë, sulmojnë cdo reformë. Gjë që të bën të mendosh se reformat i kanë votuar, as se i kanë dashur, as se i kanë kuptuar, por vetëm se kanë dashur të rrinë aty për tepsinë e pushtetit.

Për thirrjet ndaj policisë:

 Ishte retorikë që do kisha dashur të mos kishte ndodhur, nuk ishte qëllimi të nxisja policinë të bënte politikë, ishte ti drejtohesha policisë si individë jashtë uniformës por nuk ka justifikime.

Pavarësisht kush ishte qëllimi, fakti që u perceptua në atë formë, gabimin e bën dhe timin.

Reformat e PS-së:

Çështja është jo vetëm të heqim nga tepsia e pushtetit këto partitë që i marrin votat për të futur sa më shumë duart në administratën shtetërore, por ta flakim këtë tepsi për skrap dhe të ndërtojmë një administratë shtetërore.

Unë kam folur për reforma, domosdoshmërinë e një reformimi të thellë të administatës shtetërore, ndarjen e partive të pushtetit nga shteti.

Unë jam në këtë qasje për tu thënë shqiptarëve troç, që nëse doni një administratë shtetërore që të jetë në shërbimin tuaj dhe nëse doni që hipotekat, patentat, licensat, çertifikatat, gjobat, agjencitë, inspektoriatet e me rradhë të mos jenë një barrë për ju më ndihmoni, përndryshe unë dhe PS nuk e zgjidhim dot vetëm nëse ju na lini në një pozicion që na duhen numrat e të tjerëve për të bërë qeveri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>