Kryeministri Edi Rama komentoi edhe incidentin e ndodhur të premten mes Presidentit Ilir Meta dhe Policisë Bashkiake të Tiranës në zyrat e partisë ‘Fryma e Re Demokratike’.
“Më lejoni të mos bëj asnjë koment sepse jemi në kushtet e një shfaqeje klinikisht të rëndë dhe që natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë, dhe jo më me presidentin e Republikës që ka çrregullime të dukshme”, u shpreh Rama për mediat, gjatë nisjes së procesit të vaksinimit të mësuesve në Tiranë.
Ai ironizoi edhe opozitën duke u shprehur se:
“Vaksinën për tërbimin nuk e kemi. Ajo që ka rëndësi është të mundim armikun e padukshmë. Me kundërshtarët e dukshëm e kemi më të lehtë”.