Rama: krenar që BE më mbeshtet në misionin tim për të pajtuar palët në Bjellorusi

Nga Exit News
Rama: krenar që BE më mbeshtet në misionin tim për të pajtuar palët në Bjellorusi

Kryeministri Rama tregoi se po pret miratimin e opozitës dhe qeverisë Bjelloruse për të shkuar në Minks, si drejtues i OSBE-së. “Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve”, shkroi ai në një postim në Twitter.

Ai u shpreh krenar për vlerësimin e BE-së ndaj punën e tij në drejtimin e OSBE-së:

“Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun”.

Madje, Kryeministri mbajti sekret komunikimet me BE-së, por na siguroi se Shqipëria dhe Suedia po bëjnë më të mirën:

“Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë🇦🇱🇸🇪”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>