Rama kritikon BE për vaksinimin

Nga Exit News
Rama kritikon BE për vaksinimin

Kryeministri Edi Rama kritikoi BE të enjten në lidhje me furnizimin e vaksine të Covid-19.

“Ajo që ndodhi me BE më është dukur e palogjikshme e pajustifikueshme që në atë moment e gjithë kjo lagje në mes të Evropës , se ne jemi lagje në mes të Evropës sepse dhe ata u duket sikur jemi diku mes Greqisë, Kazakistanit ne jemi të rrethuar kufijtë tanë të jashtëm si Ballkan janë me Evropën”, tha Rama.

“Ku morëm dozat e para nuk morëm shumë dhe thash se këto nuk janë zgjidhja e halli tonë por të paktën Kosovën, sepse nuk kishim për të thënë gjithë Ballkanit, unë do të doja që të bëja dhe Maqedonisë dhe Malit të Zi”, shtoi ai.

Rama tha se Pfizer nuk pranon që të marrin vaksina dhe të dërgosh vendeve të tjera.

Ai tha se ka pasur probleme me Pfizer por qeveria nuk i ka treguar.

“Unë i pata thënë shumë herë qeverisë dhe homologëve në Kosovë por kur kreu i Federatës së Shëndetësisë tha në rregull dhe pyetëm sesa ishin ai na konfirmoi se janë 11 mijë”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>