Kryeministri Edi Rama kujtoi 30 vjetorin e lëvizjes së studendëve të dhjetorit 1990. Ai postoi një foto të tijën në protestat e studentëve duke thënë se:
“30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale.Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës”.
Rama e quajti “privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”.