Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e lindjes së arkitektit Maks Velo, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë. Në një mesazh publicistik, Rama është munduar të pershkruaj Velon.
“Unë e kisha mik Maksin, po jo ai mua dhe më vinte keq për disa si unë, miq të tij, që ngase s’e kuptonin që Maksi s’mund t’i kishte miq, hatërmbeteshin si t’i kishte tradhëtuar, shpërfillur, zhgënjyer. Po ç’faj kishte Maksi që miqtë e tij i kishte gënjyer mendja se ai ishte miku i tyre!”, shkroi Rama në një postim në Facebook.
Ai shkruan se nuk kishte “diktaturë ideologjike a rend normash shoqërore, që e fuste dot në rresht Maks Velon”.
Maks Velo ishte një dnër zërat më ët fortë kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Njësoj edhe në vitin 2000, ai ishte një ndër firmëtarët e peticionit kundra prishjes së Teatrit Kombëtar.