Rama kundërshton Bashën për bursën e energjisë: Është themeluar që më 23 tetor 2020

Nga Exit News
Rama kundërshton Bashën për bursën e energjisë: Është themeluar që më 23 tetor 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar të mërkurën për prezantimin e PD për bursën e energjisë, duke ironizuar kryetarin e saj Lulzim Basha.

“Fli gjumë” i është drejtuar Rama kreut të PD, duke postuar një pjesë nga prezantimi i programit të PD.

Kryeministri publikoi dokumente që tregojnë se bursa është themeluar që më 23 tetor 2020.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha prezantoi të mërkurën programin e tij elektoral për Energjinë.

Gjatë prezantimit të programit, ai tha se çmimi i energjisë elektrike në vend është më i shtrenjtë në rajon e Europë.

Basha tha se do të ketë në qendër luftën ndaj korrupsionin, evazionit fiskal dhe do të dyfishojë investimet në sektorin e naftës.

Ai tha se qeveria do të kontrollojë cilësinë e naftës dhe brenda 180 ditëve të para do të vendi do të ketë një naftë me standarde ndërkombëtare. Do të hapen vende të reja pune në këtë sektor.

Basha u angazhua të shqyrtojë statusin e minatorit si dhe të japë zgjidhje për përmbytjet. Ai premtoi se do të përfundojë procesin e rindërtimit nga tërmeti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>