Rama kundërshton Metën: Nuk duhet referendum për të hapur listat

Nga Exit News
Rama kundërshton Metën: Nuk duhet referendum për të hapur listat

Kryeministri Rama ka theksuar sërish se ndryshimet kushtetuese që shumica socialiste kërkon të bëjë nuk do të ndryshojnë sistemin zgjedhor, as nuk do të ndalojnë koalicionet, por vetëm do të demokratizojnë listat e deputetëve duke i hapur ato.

Me një postim në Twitter, Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Meta, i cili deklaroi se ndryshime të tilla që prekin votimet, si heqja e koalicioneve, duhen vendosur me referendum popullor ose me ‘dakordësi të plotë’ politike.

Rama shkruan se ‘askund nuk bëhet referendum për këto çështje’ dhe se me ndryshimet që propozon Rama ‘as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë.’

Kryeministri theksoi se modeli i ri për koalicionet ‘do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>