Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjekje penale për drejtuesit e komisariatit të Sarandës, të cilët lejojnë funksionimin e lokaleve mbi orarin e lejuar nga qeveria.
Në takimin me drejtuesit e policisë, të enjten, Rama duke ju referuar përplasjes me armë në lokalin “Bar Orange”, ku u plagos pronari Spiro Iljadhi, tha se: “Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”.
Ai u shpreh se pronarët e këtyre lokaleve që shkelin ligjin e ‘tejkalojnë orën policore’, “krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë”.
Rama i quajti ata “tutorët e policisë në atë territor”:
“Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde poliicë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm”.