
Kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e BE-së për hapjen e kufijve për udhëtimet jo të domosdoshme me Shqipërinë. Në një postim në Twitter, Rama u shpreh se vendi e kaloi edhe këtë sfidë.
Ky vendim u përshëndet edhe nga ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, e cila bëri thirrje për mos uljen e vëmendjes dhe respektimin e masave.
Shqipëria ka vaksinuar mbi 800 mijë qytetarë me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V, dhe Sinovac.
Ndërkohë numri i rasteve ditore ka rënë në mesatarisht 10 raste të reja në ditë. Në vend u mbyllën 3 spitale e Covid-19, duke lënë hapur vetëm Spitalin Infektiv.