
Këtë të dielë, Kryeministri Rama ia kushtoi monologun e tij të përjavshëm në Facebook, buxhetit të ri të qeverisë. Ai e vlerësoi rritjen e pagave për administratën dhe pensionistët si rritjen më të madhe në 25 vjet.
Kryeministri, gjithashtu, është përpjekur të tregohet kërkues ndaj vetes dhe reflektues duke treguar se është i pakënaqur me sa ka bërë.
Por nuk ka thënë asgjë konkrete se për çfarë është i pakënaqur dhe se si do ta ndryshojë. Ai thjeshtë e ka shoqëruar këtë pohim me retorikë pa përmbajtje.
“Jam unë njeriu më i pakënaqur nga të gjithë ju dhe ju lutem ta besoni këtë”, – tha në mënyrë të çuditshme kryeministri.
Gjatë monologut ai njoftoi edhe se “do të zgjerojmë listën e ilaceve të rimbursueshme. Njerëzve të pasigururar do t’i rimbursohen tërësisht ilaçet”.