Kryeministri Edi Rama ka siguruar qytetarët që ai nuk bënë dot marrëveshje të fshehtë sepse marrëveshja nënshkruhet nga presidenti.
“Nuk ka marrëveshje për detin me Greqinë. Është Presidenti ai që e firmos marrëveshjen. Nuk ka marrëveshje pa miratimin e tij”, tha Rama nga ceremonia për kujtimin e 100 vjetorit të luftës së Vlorës.
Presidenti, nuk ka komentuar marërveshjen për detin, por gjithmonë ka thënë se në lidhje me marrëveshjen do të veprojë sipas Kushtetutës.