Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste të bëjnë fushatë për PS. Sipas raportimeve në media, Rama ka kërkuar që kandidatët për deputet të bëjnë fushatë për numrin 12.
Ky reagim erdhi pas lajmeve se kandidatët për deputet të PS kanë nisur të luftojnë për vetëm për veten e tyre, duke lënë menjanë PS-në.
Rama ka renditur në fund të listës, në vende të pasigurta, emrat e rëndësishëm të PS-së si Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, Mimi Kodheli.
Sipas mënyrës së re të votimit, kandidatët të cilët ndodhen jashtë kufirit të sigurtë, duhet të marrin mbi 10 mijë vota për të fituar vendin e deputetit.