Rama mburr landfillin e Sharrës ku humbi jetën Ardit Gjoklaj

Rama mburr landfillin e Sharrës ku humbi jetën Ardit Gjoklaj

Kryeministri Edi Rama tregoi me krenari dje, nga Facebooku i tij, ndryshimin e landfillit të Sharrës. Ai shkroi se:

MIRËMËNGJES  ?

dhe meqë disave nuk u kujtohet si ishte Sharra e lemerisë së deridjeshme mjedisore 7 minuta nga Sheshi Skënderbej, me këtë pasqyrë të së deridjeshmes dhe transformimit që po ndodh sot, e që do të shtrihet më tej deri në zhdukjen e fushave të turpit çerekshekullor të plehrave, nga Durrësi pranë e me radhë kudo tjetër, falë vullnetit e financimit të qeverisë për të bërë Shqipërinë e pastër Europiane, ju uroj një ditë të mbarë.

Por Kryeministri nuk përmendi faktin se Landfilli i ri i Sharrës që nisi punën nën një kontratë PPP-je në vitin 2016, është një ndër më famëkeqët në vend, ku humbi jetën Ardit Gjoklaj, 17 vjeç teksa punonte në landfill.

Vrasja e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në gusht 2016,  nxorri në pah se ky vend depozitimi dhe riciklimi plehrash shfrytëzonte punën e të miturve dhe ushtronte skllavëri praktike, duke i lënë gati të gjithë punëtorët të pa siguruar, pa kontratë, dhe të pambrojtur në një vend plot mbetje toksike.

Landfilli menaxhohet nga Bashkia Tiranë dhe kompania “3R” nën pronësinë e Edurim Teqes dhe përveç grumbullimit bën dhe ndarjen e mbetjeve të riciklueshme përpara se ato të shkojnë për asgjësim.

Edhe në vitin 2016, kur u instalua sistemi i riciklimi, Landfilli u përdor si reklamë për investimet e reja të qeverisë. Kryebashkiaku Veliaj e vizitoi dy herë atë duke i ftuar të gjithë, në veçanti komunitetin rom, të punonin në mënyrë të rregullt në këtë landfill modern.

Pas vdekjes së mistershme të 17 vjeçarit, Kryebashkiaku Veliaj është akuzuar publikisht për lidhje klienteliste me kompaninë “3R”, që së bashku me Bashkinë Tiranë menaxhon landfillin e Sharrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>